Aktuale Më shumë

Kryetari Cungu vizitoi kantierin e punimeve në hotelin “Bellevue”

Prej tvteuta15:30, 11 Janar 2018

Punimet në rindërtimin e kapaciteteve të hotelit “Bellevue”  në Plazh të Madh janë në vazhdim dhe çdo gjë po shkon sipas planit. Kryetari i Komunës Nazif Cungu vizitoi sot kantierin e punimeve dhe u njoh nga afër me dinamikën e ecurisë së tyre, çka do të thotë që kapacitetet do të jenë në dispozicion të turistëve në fillim të muajit maj.

Cungu për televizionin Teuta tha se Ulqini nga sezoni i ardhshëm do të ketë edhe një ofertë shtesë turistike, dhe se në të ardhmen secili hotel i ri që do të ndërtohet në Ulqin do to jetë me 4 ose 5 yje. Kapacitetet e hoteleve “Bellevue” dhe “Olimpik” janë marrë me qira 15-vjeçare nga kompania “Karisma”.

  • 1

    Radio