Sociale

Sociale Më shumë

Kryetari Cungu: Telegram ngushëllimit ambasadorti britanik në MZ

Prej tvteuta24 May 2017

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu i ka derguar telegram ngushëllimi ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Podgoricë, Shkëlqesisë së Tij Ian Whitting duke shprehur dhimbjen e thellë mbi viktimat e pafajshme dhe të plagosurit e shumtë të akteve terroriste në Arenën e Manchesterit. “Shkëlqesi Ambasador, në emër të qytetarëve të Ulqinit dhe në emrin tim personal më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe autoriteteve britanike, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Ne dënojmë me forcë këtë akt terrorist që nuk është tragjedi vetëm për vendin tuaj por për të gjithë botën e qytetëruar” – thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Cungu.