Ekonomi Më shumë

Kryetari Cungu takoi drejtorin e kompanisë Pizzarotti Montenegro, Antonio Facchinetti

Prej tvteuta16:26, 9 Nëntor 2017

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu u takua sot me drejtorin e kompanisë Pizzarotti Montenegro, Antonia Facchinetti. Kompania është themeluar në vitin 1910 nga familja italiane Pizzarotti.

Ajo operon në më shumë se 20 shtete të botës, ndërsa në Mal të Zi është e angazhuar në ndërtimin e kompleksit luksoz Porto Novi në Herceg Novi, Porto Skadar Lake në Liqenin e Shkodrës, teleferikut Kotor – Llovqen si dhe në projekteve tjera.

Kryetari Cungu dhe drejtori Facchinetti rënë dakord që inxhenierët e kësaj kompanie të bëjnë një vlerësim paraprak të projekteve të rrugës me 4 korsi përgjatë Plazhit të Madh dhe urës së re mbi Bunë, si dhe instrukturës të nevojshme për rezortin turistik të paraparë në Mavrian. Drejtori Facchinetti shtoi se fuqia kryesore e Pizzarotti është në kualitetin e ndërtimit dhe në eksperiencën e saj shumëvjeçare.

  • 1

    Radio