Sociale Më shumë

Kryetari Cungu takohet me drejtorët e ndërmarrjeve publike

Prej tvteuta15:54, 17 Nëntor 2017

Kryetari i Komunës Nazif Cungu u takua sot me drejtorët e ndërmarrjeve publike , themelues i të cilave është Komuna e Ulqinit. Në takim u diskutua situata e përgjithshme në këto ndërmarrje , masat që duhen ndërmarrë në përmirsmin e gjendjes aktuale si dhe u trajtuan mundësit për financim më të madh të atyre që kanë të ardhura të kufizuara.

Kryetari Cungu për televizionin Teuta tha se situata në disa prej këtyre ndërmarrjeve nuk është e mirë dhe se në takim ka kërkuar që në të ardhmen të merren përgjegjësi më të mëdha, si nga Këshillet drejtuese ashtu edhe nga drejtorët, për përmirsim e gjendjes në të cilën ndodhen. Ai shtoi se me transformimin e tyre në shoqata me përgjegjësi të kufizuara ato kanë mundësi të orientohen në aktivitete shtesë dhe në këtë mënyrë të sigurojnë të ardhura më të mëdha.

  • 1

    Radio