Politikë Më shumë

Kryetari Cungu takohet me Ali Ahmetin

Prej tvteuta16:28, 11 Nëntor 2017

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu me bashkëpuntorët e tij, zhvilluan një vizitë në Maqedoni, ku u takuan me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin.Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Cungu thotë se gjatë takimit Ahmetit i bëra një prezantim të gjendjes së shqiptarëve të Malit të Zi dhe zhvillimeve të fundit politike në vend. Nga z. Ahmeti mori përgëzime për arritjet e fundit dhe konfirmimin e mbështetjes në përpjekjet e përmirësimit të gjendjes së shqiptarēve të Malit të Zi.

Po ashtu u diskutua edhe për nxitjen e investimeve të shqiptarëve të Maqedonisë dhe mbarë diasporës në trojet e banuara nga shqiptarët në Mal të Zi, duke marrë në konsideratë  potencialin e madh ekonomik që egziston në këtë zonë.

  • 1

    Radio