Kryetari Cungu: Mesazh urimi për Gjonlleshaj me rastin e emërimit
Prej tvteuta10:04, 6 Prill 2016

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu i  ka dërguar një mesazh urimi Dom Rrok Gjonlleshaj me rastin e emrimit të tij Arqipeshkv i Dioqezës së Tivarit. Në mesazh ndër të  tjera thuhet:
“Me kënaqësi morëm lajmin për emrimin Tuaj në krye të Dioqezës së Tivarit. Emrimi Juaj është fryt i vlerësimit dhe rrolit tuaj në shërbim të fesë.
Në emër të qytetarëve  të Ulqinit dhe në emrin tim personal ju uroj shumë suksese dhe shërbesa të mëdha për besimtarët dhe kombin. Sinqerisht i Juaji”
Kryetari,
Nazif CunguÂ