Kryeministri i Maltës sot në Ulqin
Prej tvteuta09:31, 12 Janar 2016

Kryeministri i Maltës Xhozef Muskat, i cili ndodhet për vizitë në Malin e Zi, do të vizitojë sot edhe Ulqinin.
Arsyeja e kësaj vizite është investimi prej 65 milionë eurosh në centralet e erës nga kompania malteze “Enemalta plc” i cili pritet të realizohet në Mozhur.Në këtë vizitë kryeministrin maltez pritet ta shoqërojnë zyrtarë të lartë të Malit të Zi dhe atyre të Tivarit dhe Ulqinit.