Kryeministri i Malit të Zi uron festën e krishlindjes
Prej tvteuta15:29, 6 Janar 2024
Kryeministri uroi që “mesazhet e dashurisë, faljes dhe bashkimit, që përshkojnë festën e shpresës dhe gëzimit”, të cilat, siç theksoi, “na janë kujtuar nga mësues të ndritur shpirtëror dhe sundimtarë në të gjitha kohërat”, duhet të jenë gjithmonë “detyrat dhe qëllimet tona prioritare”
Kryeministri Milojko Spajiq ka uruar të gjithë qytetarët e besimit ortodoks për festen Krishtlindjes.
“I fisnikëruar nga mësimi njerëzor dhe idealet mbi të cilat mbështetet qytetërimi modern evropian, përmes misioneve tona dashamirëse, duke mbrojtur pa kompromis zhvillimin e marrëdhënieve të respektit dhe besimit ndërmjet të gjithë qytetarëve, duke forcuar standardin ekonomik, solidaritetin dhe harmoninë, dua ta bëj Malin e Zi shtet të mirëqenies së vërtetë”, tha Spajiq