Aktuale Më shumë

Kryeministrat e Ballkanit sot në Sarajevë

Prej tvteuta09:42, 16 Mars 2017

Kryeministrat nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia do të takohen në Sarajevë për të diskutuar projektet e përbashkëta që ndërlidhin këto vende, në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Këto projekte, përfshijnë transportin, infrastrukturën energjetike dhe ngritjen e cilësisë së arsimit. Mini-samiti në Sarajevë, do tëzhvillohet në kohën e shtimit të tensioneve, si brenda vendeve pjesëmarrëse, ashtu edhe tensioneve ndërshtetërore.

Përmes këtyre samiteve, synohet që të realizohen projektet e përbashkëta që lidhin infrastruktura rrugore e hekurudhore ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, pastaj projekte të përbashkëta të energjisë dhe çështjeve të interesit të përbashkët.

  • 1

    Radio