Opinion Më shumë

Kryeimami Ali ef. Bardhi uron fillimin e muajit të Ramazanit

Prej tvteuta13:05, 6 Maj 2019

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, mesazh për besimtarët e besimit islam ka dërguar edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Ulqinit, Ali ef. Bardhi.

“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Besimtarë dhe qytetarë  të nderua. Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të kryesisë së Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Ulqinit, të ju uroj fillimin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit, duke ju dëshiruar nga Allahu xh.sh që të derdh mbi ju mëshirën, begatitë, mirësitë dhe të gjitha të mirat që ai ka përgatitur për besimtarët gjatë këtij muaji të madhërueshëm.Është një mundësi e mirë për të gjithë ne që të shfrytëzojmë të gjitha të mundësitë dhe të mirat që  na i ka dhënë i madhi zot gjatë muajit të madhërueshëm të Ramazanit, qoftë me adhurime të ndryshme si agjërim, lexim kurani, falje namazi, me dhënie zeqati apo sadaka, dhe të gjitha të tjerat që na bëjnë ti afrohemi sa më shumë Allahut xh.sh dhe të jemi nga ata të cilët do të pastrohen.  Besimtarë të nderuar, edhe një herë Ju uroj fillimin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit, duke shpresuar se Allahu do të na i falë gabimet që kemi bërë në të kaluarën dhe ju uroj agjërim të lehtë , si juve ashtu edhe familjeve dhe të afërmve tuaj.”

  • 1

    Radio