Aktuale Më shumë

Kros për Ditën e Mësuesit. Rreth 200 nxënës nga të gjitha shkollat shqipe në Mal të Zi

Prej tvteuta13:43, 7 Mars 2022

OJQ “Kultura fizike” – Ulqin në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit organizuan Kros për nder të 7 Marsit – Ditës së mësuesit. Në Kros morën pjesë rreth 200 nxënës nga të gjitha shkollat shqipe në Mal të Zi.

“Pasi që 7 Marsi është një festë që festohet në të gjitha trevat ku ka shqiptarë, ne vendosëm që në këtë garë të marrin pjesë të gjitha shkollat ku mësimi zhvillohet edhe një gjuhën shqipe. Ideja jonë u përkrah nga kryetari i Komunës së Ulqinit por edhe nga shoqatat humanitare të diasporës. Është hera e parë që në Ulqin mbahet një aktivitet i tillë për Ditën e Mësuesit, dhe shpresojmë që në të ardhmen të jetë pjesë e planë programit në shkolla”, u shpreh kryetari i OJQ “Kultura fizike” prof. Rrok Lulgjuraj.

Ndërsa krytari i Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se Komuna e Ulqinit do të jetë gjithmonë në mbështetje të aktiviteteve të tilla.

“Ndjejë kënaqësi që për nder të Ditës së Mësuesit jam i pranishëm në Krosin që ka tubuar një numër kaq të madh të nxënësve nga shkollat e ndryshme. Falenderoj nxënësit dhe mësimdhënësit e edukatës fizike për këtë aktivitet duke dëshmuar se sporti është jetë”, tha ndër të tjera Daboviq.

Të gjithë pjesëmarrësit u shprehen se në Ulqinin ndjehen si në shtëpinë e tyre, dhe kanë kënaqësi që këtë festë e shënuan së bashku.

  • 1

    Radio