“Kronika e Tivarit” e organizuar në nivelin më të lartë, mbyllja dhe çmimet ditën e diel
Prej tvteuta09:03, 17 Gusht 2019
Kronika e Tivarit tërhoqi disa mijëra vizitorë gjatë këtyre dy muajve, me shfaqje teatrale, të filmave, ekspozitave, netëve letrare, punëtorive krijuese dhe ngjarjeve të tjera kulturore, tha TV Teuta Angjela Antunoviq, zëdhënëse për publikun e këtij festivali.
Eventi i këtij viti gjithashtu është pasuruar me një larmi përmbajtjesh për të gjitha moshat. Gjatë dy mbrëmjeve të fundit, do të vihet në skenë shfaqja “Lartësitë e stuhishme”, kurse çmimet e jurisë për shfaqjet më të mira do të paraqiten në ceremoninë e mbylljes më 18 gusht. “Kronika e Tivarit” është një nga manifestimet kryesore kulturore në bregdetin tonë dhe ekipi organizator, megjithëse i vogël, arrin të kënaqë publikun me përzgjedhjet dhe besojnë se do të jetë kështu edhe në edicionet e ardhshme.