Rajoni/Bota Më shumë

KROACIA SHËNOI 20- VJETORIN E “STUHISË”

Prej tvteuta10:27, 6 Gusht 2015

Në Knin të Kroacisë janë duke u zhvilluar disa manifestime tradicionale për 20-vjetorin e operacionit ushtarako-policor Stuhia . Gjatë këtij operacioni, i cili ka zgjatur katër ditë, forcat e armatosura kroate kanë kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991. Operacioni, që ka nisur më 4 gusht të vitit 1995, është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Në të janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë.

  • 1

    Radio