Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Kroacia pranohet në Schengen, refuzohen Rumania dhe Bullgaria

Prej tvteuta9 December 2022

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë votuar për pranimin e Kroacisë në zonën Schengen, por kanë refuzuar Rumaninë dhe Bullgarinë. Votimi u prit me lehtësim në Zagreb, por zemërim dhe shqetësim në Bukuresht dhe Sofje. Komisioni Evropian kishte mbështetur të tri vendet që plotësonin kriteret e nevojshme për t’u bashkuar me zonën, e cila përfshin 420 milionë njerëz, raportoi BBC-ja të enjten. Ministrja e Jashtme gjermane ka thënë se kjo ishte një ditë e keqe për Evropën. Austria dhe Holanda votuan kundër pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë, duke përmendur shqetësimet se të dy shtetet ishin të buta ndaj migracionit të paligjshëm. Kundërshtimi më i ashpër erdhi nga Austria.