Rajoni/Bota Më shumë

Kroacia mbyll kufirin

Prej tvteuta14:43, 23 Shtator 2015

Refugjatët nga Siria kanë përçarë sërish Serbinë dhe Kroacinë. Për shkak të numrit të madh të azilantëve, Kroacia ka bllokuar kufijtë duke thënë se nuk do të lejojë kamionët të futen në Kroaci derisa Serbia të mos ndalojë refugjatët. Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç ka thënë se Serbia duhet të dërgojë refugjatët në Rumani dhe Hungari, pavarësisht se kjo e fundit ka mbyllur kufijtë. Në një konferencë për shtyp, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se reagimi i Kroacisë është i pabesueshëm dhe joserioz. Serbia ka paralajmëruar masa reciproke. Nëse kjo ndodh, gjysma e Evropës mund të bllokohet për transport të mallrave

  • 1

    Radio