Kroacia dhe Maroku luajnë për medaljen e bronztë në Kupën e Botës, formacionet zyrtare
Prej tvteuta17 December 2022

Përfaqësuesja e Kroacisë dhe Marokut kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës “Katar 2022”. Kroacia dhe Maroku do të luajnë mes vete ndeshjen e fundit të tyre në Katar, e cila vlen për medaljen e bronztë dhe zhvillohet nga ora 16:00 në Khalifa International Stadium. Ekipi i Zlatko Dalic vjen nga humbja në gjysmëfinale nga Argjentina, por synon të fitojë medalje edhe nga ky Botëror, pas medaljes së argjendtë në “Rusi 2018”. https://twitter.com/FIFAWorldCup/status/1604023592316030976?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1604023592316030976%7Ctwgr%5E39e34233a8319292bbb9b53844c5c6356548870a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkroacia-dhe-maroku-luajne-per-medaljen-e-bronzte-ne-kupen-e-botes-formacionet-zyrtare%2F Në anën tjetër, ekipi i Walid Regragui humbi nga Franca në gjysmëfinale, por pas shumë befasive të shkaktuara në Katar, synon ta mbyll aventurën me medalje të bronztë. Trajnerët e të dyja skuadrave kanë mungesa të theksuara për këtë ndeshje, por kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme. Kroacia: Livakovic; Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Modric, Kovacic, Majer; Kramaric, Livaja, Orsic Maroku: Bono; Hakimi, Dari, El Yamiq, Attiat-Allah; Sabiri, El Khanouss, Amrabat; Ziyech, En-Nesyri, Boufal.