Aktuale Më shumë

Krizë financiare, racionalizim i punëtorëve?

Prej tvteuta19:41, 30 Nëntor 2014

 Situata financiare në mjaft komuna të Malit të Zi, duke përfshire edhe Ulqinin, është mjaft e papërshtatshme, e paqendrueshme  dhe e dëmton krejt sistemin fiskal , këto vijne si rezultat i menaxhimit të dobët dhe joracional. Sipas gazetës ‘’Pobjeda” Borxhi i komunave malazeze në total kap shumën prej 350 milion euro. Qeveria dhe Ministria e financave në periudhën e kaluar kanë inicuar masa të ndryshme  për sanimin e financave publike të vetëqeverisjeve lokale duke inkuadruar  edhe racionalizimin e numrit të  punëtorëve. Borxhi i përgjithshëm i komunës së Ulqinit kap shumën prej 7.2 milion euro, borxhi i tatimeve  është 3.2 milion euro, kurse borxhi kreditor 2 milion e 500 mijë euro. Komuna e Ulqinit ka 207 të punësuar derisa në institucione dhe ndërmarrje publike themelues i të cilave është komuna ka 369 të punësuar.

  • 1

    Radio