Krizë e pushtetit në Budva? Mungon shumica për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit
Prej tvteuta10 July 2017
Mbledhja e Kuvendit komunal të Budvës është anulluar për shkak se nuk u paraqit numri i duhur i këshilltarëve për mbajtjen e saj. Nga shumica qeverisëse mungonte këshilltari i Partisë Popullore Socialiste dhe këshilltari i pavarur Stevan Xhakoviq. Ky i fundit më herët kishte vendosur disa kushte për përkrahjen e shumicës qeverisëse. Kryetari i Budvës Dragan Krapoviq, tha për media se shumicë ose ka ose nuk ka, dhe se nuk do të pranojnë të jenë peng i shantazheve politike. Ai tha se Demokratët , të cilëve ai u takon, janë të gatshëm që pa problem të shkojnë në zgjedhje të reja lokale në rast nevoje.