Politikë

Aktuale Më shumë

Kriza politike në Mal të Zi. Nimanbegu: Pa një dialog të qartë politik nuk ka përparim

Prej tvteuta14 October 2022

Mali i Zi ndodhet në krizë të rëndë jo vetëm politike por edhe institucionale. Me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese të cunguara, dalja nga situata aktuale është edhe më e vështirë. Këshilli Kushtetues i Kuvendit dje propozoi 4 kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, por të pakët janë ata që besojnë se ndonjëri do të marrë shumicën  duhur në Kuvend. Pesimist për zgjidhjen e këtij problemi, është edhe kryetari i Forcës, Genci Nimanbegu. “Jam shumë dyshues se mund të arrihet një marrëveshje. Ka nevojë që liderët politik të arrijnë një konsensus për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të lartë të Drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam informacione se ka ndonjë dakordim.”, thotë Nimanbegu. Ai shton se më 21 tetor është njoftuar një seancë tjetër e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën me shumë mundësi do të votohet për anëtarët e propozuar, por mundësit eë zgjedhjes së tyre janë të pakta. “Vendi nuk mund të eci përpara me këto ndasi politike.”, thekson kryetari i Forcës. Në pyetjen se çfarë mund të pritet pas zgjedhjeve lokale të 23 tetorit, Nimanbegu thotë se i pa një dialog të qartë politik, dalje nga kriza nuk do të ketë, pa marrë paasyhs rezultatet. Më 23 tetor Podgorica dhe 13 komuna të tjera do të shkojnë në zgjedhje lokale, por që tani është e qartë se beteja kryesore është në kryqytet. Fitorja në Podgoricë nuk është vetëm çështje e prestigjit politik, por edhe e përfitimive financiare, pasi investimet më të mëdha kryhen pikërish aty. Duke e ditur se mjaft kompani ndërtimi apo edhe të tjera, janë të lidhura ngushtë me subjekte të ndryshme politike, njerëzit mund ta kuptojnë më mirë se ku rreh çekiçi, dhe pse tensionet politike janë aq të larta.