Politikë

Aktuale Më shumë

Kriza në Mal të Zi në vëmendjen e ndërkombëtarëve

Prej tvteuta14 November 2022

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian (BE) sot në takim do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë tensioneve aktuale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por edhe situatës politike në Mal të Zi ,njoftohet në webfaqen zyrtare të BE-së. Ministrat do të shkëmbejnë mendime për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë ndikimin e luftës në Ukrainë dhe reagimin e BE-së në këtë drejtim, raporton Radio Evropa e Lirë. Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, në fillim të nëntorit kur qëndroi në Mal të Zi, tha se është e qartë se vendi ka hyrë në krizë politike, institucionale, ligjore, kushtetuese dhe ekonomike. E gjithë kjo duket se ka ngjallur shqetësim tek ndërkombëtaret, të cilët nuk janë të bindur se forcat politike në vend kanë vullnet të mjaftueshëm për të negociuar daljen nga kjo situatë. Mbledhja e Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme do të drejtohet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel.