Krivokapiq sot në Washington
Prej tvteuta28 October 2015
Ranko Krivokapiq kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, , dje dhe sot qëndron për vizitë dy ditëshe në SHBA. Siç është paralajmëruar nga kabineti i tij, gjatë vizitës në SHBA, Krivokapiq do të marrë pjesë në Forumin e kryetarëve të parlamenteve, “Forumi Parlamentar i sigurisë dhe inteligjencës”, i cili do të mbahet në Kongresin Amerikan. Gjatë qëndrimit në Uashington, Krivokapiq, po ashtu do të realizojë një sërë takimesh në Stejt Departamentin Amerikan dhe me senatorë me ndikim.