Krivokapiq sa më pare të formohet Qeveria në krye me Spaiqin
Prej tvteuta10:27, 31 Gusht 2023
Të mirat e fitores zgjedhore të 30 gushtit të 2020 i ruajnë vetëm ata të cilët kryesisht merren me interesat e qytetarëve të Malit të Zi, ka vlerësuar ish kryeministri Ranko Krivokapiq. Krivokapiq duke biseduar për 30 gushtin e vitit 2020 ka potencuar se janë bërë tri vjet prej fitores së madhe, në kohën kur përfundimisht kemi arritë sukses që të largojmë nga pushteti njërin nga regjimet e fundit autokrate në Evropë, kështu që Mali i Zi përsëri është në rrugën kthesë, ka theksuar Krivokapiq.
Ai po ashtu është shpreh se vendimi se në cilin drejtim duhet shkuar në vazhdim, nga duart e qytetarëve është transferua në duartë e deputetëve prapa të cilëve rrijnë intresat partiake dhe partikulare. Këta nuk janë vetëm interesa të klasës politike por edhe të mediave, faktorëve që ndikojnë jashtë Malit të Zi, biznismenëve kontraverz si dhe klaneve të ndryshme ka theksuar Krivokapiq.
Sipas fjalëve të Krivokapiqt ajo që ka ndodhur me 30 gusht të vitit 2020 është liria më e rëndësishme në botëkuptimin e ekzistencës , jo vetëm në kuptimin e shprehjes por më në fund ka ndodhë pishtari më i madh i lirisë të komunitetit tone politikë e ky është qytetari i cili më në fund mund të zgjedh lirshëm dhe mund të shfrytëzojë rastin që ti dënojë përmes zgjedhjeve të gjithë ata të cilët gjenden në listat zgjedhore por nëse punojnë si duhet edhe ti shpërblejë.