Aktuale Më shumë

Krivokapiq: Qeveria e pakicës është mashtrim

Prej tvteuta19:41, 18 Janar 2022

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq, e cilësoi si mashtrim iniciativën për formimin e një Qeverie të pakicës, e cila do të udhëhiqej nga LQ URA, PSP dhe subjektet e popujve pakicë.

Situata politike në Mal të Zi është e trazuar. Kjo turbullirë është rezultat i qëndrimit të disa liderëve politikë të cilët mendojnë se e gjithë bota varet prej tyre, tha Krivokapiq në konferencë për media. Ai gjithashtu njoftoi se të paktën 2 deputetë të PSP nuk do ta përkrahin një iniciativë të tillë, por nuk përmendi emra.

Ai po ashtu tha se ka dy zgjidhje të natyrshme – përmirësimi i punës së Qeverisë aktuale, dhe më e drejta, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në maj, së bashku me zgjedhjet lokale. Ai mohoi se ka ndërmend të formojë parti të re, ndërsa la të kuptohet se disa nga ministrat kryesor të qeverisë aktuale, nuk kanë në plan të jenë pjesë e qeverisë së pakicës. Kryeministri gjithashtu mohoi se do të japë dorëheqjen, duke theksuar se atë do ta jepte vetëm nëse nuk do të kishte rezultate, ndërsa sipas tij, qeveria e drejtuar nga ai është më e mira në historinë e Malit të Zi.

  • 1

    Radio