Krivokapiq: Prokuroria të merret me privatizimin e kripores
Prej tvteuta17 March 2017
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi Ranko Krivokapiq ka ftuar Prokurorinë shtetërore të merret me privatizimin kontestues të kripores së Ulqinit. “Paralajmërojmë prokurorinë që të zgjidhë aferat për të cilat ekzistojnë dyshime serioze,e diku edhe prova për përfshirjen e zyrtarëve të PDS-së , ish dhe të tanishëm,ose të manjatëve të tyre” tha Krivokapiq,në intervistë për “Monitor”. Ai tha se rezultatet e deritashme të prokurorisë në rastin e kripores Bajo Sekuliq në Ulqin janë negative, që siç u shpreh forcon zërin e atyre që nuk kanë besim në Prokurorinë speciale shtetërore