Politikë

Politikë Më shumë

Krivokapiq: Opozita të shfrytëzojë çarjet në sistem

Prej tvteuta13 July 2017

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Ranko Krivokapiq, në një intervisët për Vijesti deklaroi se partitë opozitare duhet të shfrytëzojnë çarjet e sistemit të manifestuara me ndryshimet e qëndrimeve të presidentit Filip Vujanoviq dhe kryeministrit Dushko Markoviq. Sipas tij, opozita duhet të vazhdojë me bojkotin e Kuvendit deri sa të pranohet kërkesa për zgjedhje të parakohëshme që do të mbaheshin së bashku me ato presidenciale. Krivokapiq tha se pushteti aktual veç është i rrëzuar por duhet që opozita të jetë e vetëdijshme për këtë, pasi ka elemente brenda saj që akoma punojnë në favor të tij dhe cënojnë harmoninë opozitare.