Aktuale Më shumë

Krivokapiq: Nga nesër nuk jam më kryeministër. Çdo gjë e ka kurdisur Gjukanoviq

Prej tvteuta16:17, 3 Shkurt 2022

Pas dështimit të seancës për të votuar pikat e rendit të ditës të propozuara nga ai vetë, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, mbajti një konferencë për media në të cilën tha se nuk pret që të vazhdojë të jetë në këtë post përtej ditës së nesërme. Ai shtoi se është e qartë se kjo tashmë ishte dakorduar që më herët nga vetë Gjukanoviq me aktorët që kanë propozuar rrëzimin e qeverisë, dhe u bëri thirrje njerëzve që për këtë të mos dalin nëpër rrugë.

Ai u ankua se deputetët me qasje manipulative ndaj propozimeve të tija, i’a mohuan sot mundësinë që në Kuvend të mbrojë qëndrimet e veta. Ai akuzoi zv.kryministrin Abazoviq se më 5 shtator në Cetinë, së bashku me ministrin e punëve të brendshme Sergej Sekulloviq dhe Drejtorin e Policisë, Zoran Brgjanin, kanë tentuar të ndalojnë inaugurimin e kryepeshkopit Joanikije.  Krivokapiq theksoi se edhe më herët ka mundur të inicojë shkarkimin e Abazoviq, por nuk e ka bërë pasi ka dashur që qëllimet e këtij të fundit të zbardhen deri në fund, dhe në anën tjetër të mos japë mesazh se ka inate apo i pengon rinia e dikujt.

“Po hyjmë në epilogun e asaj që aktorët kanë kurdisur në mënyrë të fshehtë apo gjysëm të fshehtë, më shumë në dëm se sa në të mirë të shtetit. Qeveri e pakicës, teknike, e Beogradit, qeveri banane apo si do që të thirret, ajo nuk është gjë tjetër përveç mashtrim”. –tha ndër të tjera Krivokapiq.

  • 1

    Radio