Krivokapiq : Ne garantojmë paga dhe pensione të rregullta
Prej tvteuta20:10, 7 Dhjetor 2020

Sot, pas marrjes së detyrës, Kryeministri Zdravko Krivokapiq njoftoi se është e nevojshme të miratohet një ligj mbi Qeverinë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe tha se Qeveria e drejtuar nga ai do të garantojë paga dhe pensione të rregullta. Ne duhet të sjellim një ligj mbi qeverinë sa më shpejt të jetë e mundur, i cili do të specifikojë qartë periudhën e tranzicionit,” tha Krivokapiq. Më e rëndësishmja në luftën kundër kovidit është ajo pa të cilën nuk mundemi, e kjo është përmirësimi ekonomik, e këtë qytetarët do ta ndjenë sepse ne do të jemi Qeveri e cila do të sigurojë pagat dhe pensionet. Por jo sepse do ju japë qeveria por sepse kjo është dicka të cilën e meritojnë. Ajo cka është e fituar, e merituar do tu paraqitet të gjithë qytetarëve në mënyrë adekuade, tha Krivokapiq.Sot kemi hyrë në Qeveri së bashku për herë të parë, unë me ministrat e mi dhe në fillim kemi pasur dorëzimin e detyrave me ish-kryeministrin Dushko Markoviq. Prisja një mënyrë tjetër të dorëzimit, e cila është më zyrtare, por kemi pasur një bisedë të këndshme dhe të mirë ku kemi shkëmbyer informacione që do të jenë të rëndësishme për punën e Qeverisë së re ”, tha Krivokapiq pas seancës së Qeverisë.