Aktuale Më shumë

Krivokapiq mohon se ka punuar për largimin e URA nga pushteti

Prej tvteuta10:58, 22 Janar 2022

Kryeministri Zdravko Krivokapiq hodhi poshtë akuzat se kishte negociuar fshehurazi me përfaqësuesit politikë të popujve pakicë për të përjashtuar Lëvizjen Qytetare URA nga pushteti. Ai shkroi në Twitter se kjo ishte një mashtrim. “I bëj thirrje kryetarit të lëvizjes URA, duke cituar fjalët e tij, të kontrollojmë legjitimitetin e aktiviteteve tona politike, në mënyrën më të pastër të mundshme – në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Krivokapiq.

Ai u bën thirrje qytetarëve të zhgënjyer me të drejtë që të përmbahen nga ofendimet dhe të mos i karakterizojnë njerëzit mbi baza kombëtare, fetare apo ndonjë përkatësi tjetër.

  • 1

    Radio