Politikë Më shumë

Krivokapiq: Konkurset për postet drejtuese do të jenë transparent

Prej tvteuta19:53, 14 Janar 2021

Nga kabineti i kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq  njoftohet se në përputhje me ligjin, qeveria është përgjegjëse për procesin e emërimit të drejtuesve të lartë në organet e administratës shtetërore, si dhe në shumicën e institucioneve të sektorit publik.. “Theksoj se çdo emërim në institucionet e sektorit publik, për të cilin Qeveria është përgjegjëse, do të kryhet në përputhje me parimin e profesionalizimit të kandidatëve. Ky është një qëllim i përcaktuar nga programi i kësaj Qeverie nga i cili nuk do të devijojmë. Kjo do të thotë që ne do të sigurojmë që pozicionet kryesore  në sektorin publik, zgjedhet staf cilësor, duke respektuar të gjitha zgjidhjet ligjore. Përkatësia në organizata, kombe apo fe  nuk duhet dhe nuk do të jetë një nga kriteret për të punuar në organet shtetërore, “thotë Krivokapiq. Ai shtoi se në përputhje me rregulloret pozitive, do të zhvillohen konkurse publike transparente. “Qëllimi i të cilit do të jetë zgjedhja e personelit më të kualifikuar dhe profesional. Kështu zyrtarët e zgjedhur do të na ndihmojnë të kemi një administratë publike më efikase dhe të përqendrohemi në përdorimin e njohurive dhe ekspertizës në kërkimin e proceseve të politikës së brendshme dhe të jashtme, me theks të veçantë në procesin e anëtarësimit në BE dhe Qeveria inkurajon të gjithë qytetarët profesionistë, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, kombëtare ose çfarëdo përkatësie tjetër, të monitorojnë nga afër shpalljen e vendeve të lira të punës në organet shtetërore dhe të identifikojnë pozicionet që do të korrespondonin me kualifikimet e tyre dhe përkatësisht, të marrin pjesë në procesin e përzgjedhjes “, deklaroi Krivokapiq.

  • 1

    Radio