Krivokapiq: Kjo qeveri është e përkohëshme
Prej tvteuta2 December 2016
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Ranko Krivokapiq deklaroi për gazetën Vreme të Serbisë, se qeveria e Dushko Markoviq e cila ka rrjedhur nga zgjedhjet e mbajtura në frymën e grushtit të shtetit, nuk mund të jetë jetëgjatë. “Në rrethanat e një krize të rëndë politike është e qartë që kjo qeveri është e përkohëshme. Pyetja kryesore është nëse dikush nga Partia Demokratike e Socialistëve është i mençur aq sa pas përfundimit të gjuetisë për tradhtarë të shtetit, të marrë vendimet e duhura politike. Partia Socialdemokrate do të synojë që me partnerët nga opozita dhe me partnerët euroatlantik të punojë në gjetjen e një zgjidhjeje demokratike , e cila do të fillojë nga kërkesa themelore, që është përsëritja e zgjedhjeve pa kërcënimin e grushtit të shtetit”, tha në mes tjerash Krivokapiq.