Sociale Më shumë

Krishtlindjet ortodokse: Ndezja e buzmave në Mal të Brisë dhe Meteriz, liturgjia të dielën në ora 5:00

Prej tvteuta15:59, 5 Janar 2018

Para festës më të gëzuar të krishterë, Krishtlindjeve, që festojnë lindjen e Jezu Krishtit, peshkopi i Kishës Ortodokse në Ulqin Sinisha Smiljiq, ishte i ftuar programin e mëngjesit të televizionit Teuta, ku foli për rëndësinë e kësaj festë për të gjithë të krishterët ortodoksë.

Ai tha se ndezja tradicionale e buzmave do të organizohet më 6 janar përpara Kishës së Shën Vasilit në Darzë në orën 14:30, ndërsa ceremonia kryesore e ndezjes së buzmave do të bëhet në orën 17:00 para katedrales së Shën Nikollës në Meteriz. “Liturgjia e Krishtlindjeve do të mbahet të dielën, më 7 janar në orën pesë të mëngjesit. Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shoqërohen dhe të shijojnë  ushqim dhe pije, ashtu si edhe i takon kësaj feste”, tha Smiljiq.

Të martën, më 9 janar në ora 15.00 në ambientet e Komunës së Ulqinit, me rastin e kremtimit të Krishtlindjeve, do të organizohet një koktej formal për përfaqësuesit e institucioneve, Komunës dhe mediave.

 

  • 1

    Radio