Sociale Më shumë

Krishlindja është festa e shërbimit dhe afrimit të njerëzve me Zotin

Prej tvteuta09:41, 25 Dhjetor 2017

Krishtlindja është një festë fetare Krishtere dhe festohet çdo vit më 25 dhjetor. Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemës së Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave dhe familjeve të bashkuara të cilat festojnë së bashku dhe urojnë paqe, shëndet dhe dashuri në botë. Famulltari dom Simon Filipaj, thotë se kjo është festa më e madhe krishtere e cila kremton lindjen e Jezu Krishtit, një festë e cila është shumë e rëndësishme se njerëzit afrohen më tepër me Zotin. Krishlindja fillon me meshën e datës 24 dhjetor dhe zgjatë deri me darë 6 janar nga ana liturgjike, kur do të jetë dhe festa e ujit të bekuar apo deftimit të Zotit, spjegon famulltari Filipaj.

“Për shumë mot dhe me zemër të mirë, Zoti ju bekoftë, Zoti qoftë forca juaj në jetën tuaj” është urimi i dom Simon Filipaj.

  • 1

    Radio