Kremtohet Dita e Komunës së Ulqinit
Prej tvteuta1 April 2017
Me kremtimin e Ditës së Komunës së Ulqinit, përveç zyrtarëve lokal dhe shtetëror morën pjesë edhe presidentët e Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjegjësisht Bujar Nishani dhe Filip Vujanoviq, përfaqsues nga Kosova dhe Maqedonia, si dhe kori diplomatik. Pas një takimi gjysëm ore në ambientet e Komunës, ceremonia vazhdoi në Qendrën për Kulturë, ku u mbajt seanca solemne e Kuvendit Komunal. Fjalët përshëndetëse me këtë rast u mbajtën nga kryetari i Kuvendit Komunal Loro Nrekiq dhe kryetari i Komunës Nazif Cungu, të cilët përveç urimeve , njoftuan edhe për planet e ndryshme në lidhje me zhvillimin ekonomik të Ulqinit. Më pas të pranishmit patën mundësinë të kënaqën me një program muzikor nga artistët e qytetit por edhe të ftuar nga vendet tjera.