Kulturë Më shumë

Kremtimi i 28 Nëntorit në Ulqin

Prej tvteuta18:11, 29 Nëntor 2017

Qëndra Kulturore në shënimin e 28 Nëntorit ishte e mbushur plotë me bashkëvendas të cilët kremtuan ditën më të rëndësishme për shqiptarët. Nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve u organizua aktivitet kultutoro artistik ku kryefjala ishte folklori dhe fjala e shkruar. 28 Nëntori mblodhi të gjitha shoqëritë kulturore artistike të Komunës së Ulqinit së bashku.

Pjesë e manifestimit ishte edhe artisti i madh nga Shqipëria Bruno Shllaku i cili recitoj vargje të dedikuara shqipërisë. Kryetari i KKSH-së Genci Nimanbegu në fjalën përshëndetëse tha se organizimi i këtij viti është më i rëndësishëm sepse e gjithë rinia është e mbledhur në një vend. Nimanbegu përçoi mesazhin e bashkimit dhe harmonisë, duke uruar të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Prezent në këtë mbrëmje ishin edhe ambasadori i Republikes së Kosovës dhe Kroacisë. Aktivitetet që Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve organizon me rastin e Festës së Flamurit, i financon Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, ndërsa sponzor gjeneral mediatik i kësaj mbrëmjeje ishte Televizioni Teuta.

 

  • 1

    Radio