Sociale Më shumë

Kraja në luftë me Covid 19

Prej tvteuta17:30, 13 Nëntor 2020

Nga problemet e shumta me të cilat ballafaqohen banorët e Krajës,përhapja e korona virusit tani është problemi më shqetësues. Kraja ishte vendi më i paprekur me këtë virus dhe rezistoj deri ka 21 tetori ku u regjistruan edhe rastet e para.Tani në Krajë janë rreth 40 të infektuar me Covid 19.

DR Selatin Kraja përndryshe kranjan i cili jeton dhe vepron në SHBA merr iniciativën për të grumbulluar mjete të cilat do të përdoren për medikamente të ndryshme gjatë periudhës së pandemisë. Si gjitmonë mërgimtarët tanë u gjenden në ditët më të vështira afër vendlindjes së tyre .Aishe Koliqi kryetare e Shtabit të emergjencës për Covid 19 në Krajë shprehet se gjer më tani janë grumbulluar rreth 70 mijë dollar që do të përdoren në medikamente të ndryshme për shërimin nga Virusi Korona

Beqir Berjashi kryetari i Bashkësisë lokale të Ostrosit shprehet se përveç problemeve  të shumta me të cilat ballafoqohet popullata e Krajës ,tani goditet rëndë nga pandemia.

Situata e përkeqsuar  alarmoi edhe bluzat e bardha që gjatë gjithë kësaj periudhe të pandemisë gjenden në vijën e parë të Frontit.Dr Ganimete Hoxha pas iniciativës së Shoqatës “Kraja” nga Amerika për grumbullimin e Fondeve ,formon ekipin e mjekëve,përforcohet stafi edhe me mjek të ri vullnetarë të gjithë nga Kraja,punohet me një entuziazëm të pa parë,pa ndalim duke shkuar edhe nëpër shtëpia të japin terapinë,por edhe të bëjnë testimet,ndërkohë është hapur edhe Covid Ambulanca. Testet e shpejta zbuluan raste të reja të të infektuarëve,por ka edhe raste që janë zbuluar me testime në shtëpia.Stafi  ditë më parë  ka kryer trajnimin e duhur per te kryer testimin Ambulanca është e pajisur me çdo gje  që ju duhet.Janë siguruar pajisje mjekësore, veshje mbrojtëse dhe teste të antigjenit.Poashtu janë shtypur udhëzime për mbrojtjen nga Covidi  në dy gjuhë të cilat do të ju shpërdahen banorëve të Krajës.

  • 1

    Radio