Kraja ndihmon të prekurit nga termeti në Shqipëri
Prej tvteuta10:34, 6 Dhjetor 2019
Duke ndjerë dhimbje të thellë për fatkeqësinë natyrore të bashkëkombasve në Shqipëri, populli i Krajes këtyre ditëve grumbulloi ndihma për të prekurit nga termeti. Punëtorët e shkollës “Gj. K. – Skënderbeu“ grumbulluan 1.420 euro e 20 dollarë, Shoqata e grave “Kranjania” për dy ditë mblodhi 850 euro e 350 dollarë dhe një sasi të konsiderueshme veshëmbathje, batanije , mjete për mirëmbajtjën e higjenës etj. Edhe Bashkësia Islame në Krajë u organizua dhe ajo grumbulloi mjete financiare në vlerë, 2.473 euro 1.210 dollarë amerikan dhe 50 dollarë australian, ndërsa Bashkësia e Lokale Ostros 98 euro. Mjetet e grumbulluara, siç mësohet do të shpërndahen për të prekurit nga termeti brenda dy ditëve, thonë në Këshillin koordinues të Krajës i cili u formua për këtë qëllim.