Kraja, bukuria e fshehur mes maleve e liqenit
Prej tvteuta22:23, 22 Shtator 2019
Vetëm 40 minuta nga Ulqini e Shkodra, në mes malit të Rumisë dhe Liqenit të Shkodrës shtrihet Kraja, një trevë shqiptare në Mal të Zi e cila kohët e fundit po tërheq gjithnjë e më shum turiste të cilët janë në kërkim të ajrit të pastër e natyrës së qetë.
Edhe pse ka një mungesë të theksuar të investimeve për ta zhvilluar turizmin, Kraja në vetvete ofron aventura që do t’ju bëjë të shijoni peisazhe mbresëlënëse, një natyrë të paprekur dhe zbulimin e traditave dhe zakoneve ende të ruajtura gjallë.
Kraja është një vend ideal për të bërë shëtitje në natyrë, xhiro me biçikleta malore në mes të një natyre të paprekur, të shijosh peisazhet që ofron shetitja nëpër Liqenin e Shkodrës, për të njohur njerëzit dhe kulturën e vendit dhe për të shijuar gatimet tradicionale.
Të gjitha këto i sjelle në menyre fantastike Gëzim Mavriqi ne projektin e tij të radhës: “Kraja – Thesar i pazbuluar”. Videoja është mbeshtetur nga Shoqata “Kraja” në New York.