Aktuale Më shumë

Krahasuar me rajonin: Çmimi i Eurosuper më i lartë, Eurodizel më i lirë

Prej tvteuta18:31, 13 Shkurt 2022

Çmimi i benzinës Eurosuper 95 në Mal të Zi është më i lartë se mesatarja e rajonit, ndërsa Eurodieseli është më i lirë, tregojnë të dhënat e  Ministrisë së Investimeve Kapitale. Një litër Eurosuper 95 në Mal të Zi kushton 1.5 euro, në Shqipëri 1.6, kurse në Kroaci 1.54 euro. M ië lirë është  në Serbi, ku kushton 1,47 euro, Maqedoninë e Veriut 1,32 euro dhe Bosnje dhe Hercegovinë 1,28 euro. Eurosuper 95 më të lirë në Evropë e paguajnë qytetarët e Polonisë, 1.15 euro, ndërsa më të shtrenjtin ato të Holandës 2.03 euro.

Kur bëhet fjalë për Eurodiesel, një litër në Mal të Zi kushton 1.39 euro, në Shqipëri 1.58 euro, në Serbi 1.55 euro dhe në Kroaci 1.53 euro. Një litër Eurodizel është më i lirë në BeH ku kushton 1.3 euro dhe në Maqedoninë e Veriut 1.19 euro. Eurodizelin më të lirë në Evropë e paguajnë qytetarët e Polonisë, 1.16 euro, ndërsa më të shtrenjtin qytetarët e Suedisë 2.06 euro.

  • 1

    Radio