Aktuale Më shumë

Kraçkoviq: Do të kërkojmë rritje të pagave për mediat deri në 20 për qind

Prej tvteuta07:37, 29 Janar 2023

Vitin e kaluar, Sindikata e Mediave të Malit të Zi, së bashku me një sindikatë tjetër mediatike, kanë iniciuar negociatat për miratimin e marrëveshjes së re kolektive të degës dhe presin që këto negociata të intensifikohen gjatë këtij viti, tha kryetari i kësaj organizate Radomir Kraçkoviq.

“Ne do të kërkojmë rritje 15-20 për qind të pagave për gazetarët dhe punonjësit e medias, si dhe përmirësimin e një sërë të drejtave të tjera të punës dhe profesionale, nëse kemi mundësi. Besojmë se do të ishte mirë për të gjithë gazetarët dhe mediat në Mal të Zi”, tha Kraçkoviq.

Problemi, shpjegon ai, është se të gjitha kërkesat duhet të koordinohen me drejtuesit dhe pronarët e mediave.

  • 1

    Radio