KQ i PSP: Damjanoviq ka thyer Statutin e partisë
Prej tvteuta23 January 2017
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Qendror të Partisë Socialiste Popullore u cilësua se deputeti i kësaj partie Aleksandër Damjnoviq , me deklarata që nuk janë në pëputhje me vendimet e Këshillit Qendror ka shkelur Statutin e partisë. Kryetari i partisë Srgjan Miliq tha se për përjashtimin e Damjanoviq nga partia do të diskutohet në të ardhmen. Organi më i lartë i partisë nuk diskutoi për analizën e rezultateve të dobëta në zgjedhje e as për përgjegjsinë e kryetarit Srgjan Miliq. Damjanoviq nuk ishte prezent në mbledhjen e djeshme.