Kulturë Më shumë

Kovaçi : Falë angazhimit të stafit , rritje e madhe e të ardhurave të muzeut gjatë vitit 2017

Prej tvteuta09:00, 21 Janar 2018

Muzeun e Ulqinit gjatë vitit 2017 e kanë vizituar një numër shumë më i madh i turistëve, gjë kjo e cila ka ndikuar dukshëm edhe në përmirësimin e të ardhurave financiare të muzeut, shprehet për Televizion teuta udhëheqësi i muzetu Gazmend Kovaçi. Përmirësimi i gjëndjes fianciare të muzeut vërehet dukshem edhe nga shifra e të ardhurave që është arritur gjatë vitit 2017 që arrin shifren e 15 460 euro, në krahasim me vitin e kaluar që këto të ardhura ishin diku rreth 9300 euro.  Angazhimi i të gjithë stafit duke krijuar një orarë pune më të përshtatshëm dhe të konsoliduar se sa viteve të shkuara , ka bërë që të kemi një prezantim më të mirë dhe me orarë më të zgjatur gjatë ditës. Përveç kësajë është menduar që vet  biletat për hyrje në muze të kenë edhe një material propagandues , duke vendosur informacione dhe të dhëna. Sa i përket projekteve Kovaçi tha se vazhdon projekti i konservimit të mozaikut të Krruçit , ku ne vitin 2017 është përfunduar faza e parë e konservimit të këtij mozaiku , ndërsa në vitin 2018 po vazhdohet me fazen e dyte. Plani punues i muzeut per vitin 2018 është menduar i atill që të kontriboj sa më shumë në përmirësimin dhe rritjen edhe me të madhe ti vizitushmërise, shprehet udhëheqësi i muzeut Gazmend Kovaçi. Orari dimëror për të vizituar muzeun e Ulqinit është nga ora 9:00 e mëngjesit e deri në ora  15:00 të pasdites.

 

  • 1

    Radio