Kosovë: Pezullohen kufizimet e energjisë elektrike
Prej tvteuta2 September 2022

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike të Kosovës (KEDS), ka hequr kufizimet e energjisë elektrike, pas kthimit në funksion të blloqeve B2 dhe A3. Ndërsa, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur këtë të enjte se ka përfunduar remontin në këto blloqe dhe të dyja tani prodhojnë rrymë rreth 390 megavat në orë. “Aktualisht, KEK ka në funksion të prodhimit katër blloqe: A3, A4, B1 dhe B2, të cilat në total prodhojnë afro 800 megavat në orë”, është në njoftim. Si KEDS, ashtu edhe Ministria e Ekonomisë, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë rrymën.