Rajoni/Bota Më shumë

Kosovë: Masa të reja kufizuese kundër koronavirusit

Prej tvteuta10:39, 14 Prill 2020

Që nga dita e nesërme do të fillojë zbatimi i masave të reja në Kosovë kundër përhapjes së koronavirusit. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një konference për media ka prezantuar vendimet të cilat do të hyjnë në fuqi më 15 prill. Me këto masa qarkullimi jashtë banesës lejohet vetëm për personat mbi 16 vjeç dhe vetëm për të kryer nevojat e domosdsoshme, për çka do të kenë afat 1 orë e 30 minuta. Gjatë daljes nuk guxon të jenë të shoqëruar nga asnjë person tjetër përveç në raste kur bëhet fjalë për persona me aftësi të kufizuar dhe minoren. Gjithashtu rekomandohet që personat mbi 65 vjeç të mos dalin nga vendbanimi i tyre. Thyerja e këtyre masave do të tërheq gjoba nga 1000 deri në 2000 euro për persona fizik dhe 2000 deri në 8000 euro për ata juridik.

  • 1

    Radio