Kosova, Shqipëria e Mali i Zi kundër tregut të përbashkët në Ballkan
Prej tvteuta16:23, 19 Qershor 2017
Kur pas një muaji në Trieste do të takohen liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, pritet që ata të mbështesin idenë për krijimin e tregut unik në atë hapësirë. Për këtë shpreson komisionari i Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, ndërsa llogarit që kancelaria gjermane Angela Merkel, si dhe liderët e tjerë të anëtarëve të rëndësishëm të BE-së do të japin kontributin për t’i bindur “partnerët në Ballkan” që të mbështesin këtë ide”, thuhet në tekstin në gazetën kroate “Jutarnji list.
Megjithatë, vazhdon shkrimi, “qoftë treg i përbashkët ose unioni tregtar, kjo ide ka nxitur drojë dhe kundërshtime në rajon. Deri tash janë deklaruar kundër saj me këmbëngulje ose më pak këmbëngulësi Mali i Zi dhe Kosova, por as Shqipëria nuk ka qëndrim të qartë”, shkruan “Jutarnji list” i Zagrebit.