Rajoni/Bota Më shumë

Kosova në shok nga vrasja e gruas shtatzënë

Prej tvteuta14:09, 1 Dhjetor 2022

Sokol Halili, autor i vrasjes së ish bashkëshortes së tij që ishte 41 javëshe shtatzënë, Hamide Magashi, në oborrin e maternitetit në prishtinë, rrezikon burg të përjetshëm megjithatë, sipas njohësve të ligjit, ky dënim mund të evitohet vetëm nëse i dyshuari vetëdorëzohet. Dënimi me burg të përjetshëm, do të përbënte kështu të parin të këtij lloji në Kosovë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës, rreth orës 18.00, kur Sokol Halili qëlloi me armë zjarri ish bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Magashi, pikërisht para maternitetit të Prishtinës.

35 vjecarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë dhe kishte shkuar në Maternitet për një kontroll rutinë. Por atje është përballur me ish bashkëshortin, i cili e ka qëlluar disa herë me armë por dy kanë qenë plumbat fatalë që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës ende të palindur.

Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Kosovë e madje edhe përtej saj dhe në prishtinë, është organizuar edhe një protestë nën moton: Vrasja e grave nga burrat, urgjencë kombëtare.

  • 1

    Radio