Kosova me fusnotë, reagon Nimanbegu: Qëllimet e qeverisë janë të pasinqerta, jam i sigurtë se nuk ishte gabim
Prej tvteuta22:19, 8 Dhjetor 2020

Vetëm katër ditë nga emërimi I kabinetit të ri qeveritar, Ministria e shëndetësisë në dokumentin e publikuar mbi masat e reja kundër COVID 19, vendos Kosovën me fusnotë. Kjo çështje nuk ka ndodhur më parë, për vetë faktin se Mali I Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Menjëherë pas reagimeve të shumta në media, ky dokument është tërhequr nga sajti I qeverisë dhe ministria e shëndetësisë është deklaruar se ka ndodhur një gabim teknik gjatë përgatitjes së tabelës me masat e reja kundër pandemisë Covid 19.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar deputeti Genci Nimanbegu, I cili në deklaratën e tij për Antena M, tha se është I sigurtë se për vendosjen e fusnotës pranë Kosovës, nuk bëhet fjalë për asnjëfarë gabimi.
“Jam absolutisht I sigurtë se ylli pranë Kosovës, nuk është asnjëfarë gabimi”-theksoi Nimanbegu.
Nimanbegu tha se ky është një zhgënjim shumë I shpejt ndaj veprimeve të qeverisë së re, dhe se ministria e ka paraqitur këtë çështje si gabim teknik për shkak të reagimeve në media.
“Ne jemi frikësuar nga politikat e njerëzve të grumbulluar rreth KOS-it, e kemi ditur se do të dalë në pah, por jo kaq shpejtë. Kjo është pyetja e duhur e cila duhet tu bëhet Krivokapiqit dhe Radulloviqit dhe të shohim se cili do të jetë reagimi I tyre ndaj kësaj çështje. Krivokapiqi është zotuar se këto çështje nuk do të jenë pyetje të Qeverisë.
Reagimi I ministres së shëndetësisë, është shenjë e qartë se qëllimet e kësaj Qeveri nuk janë të sinqerta. Përgjegjësia mbi këtë qëndrim, nuk është vetëm e ministreshës, por edhe I kryeministrit dhe I zavendëskryeministrit, I cili shpresoj se së paku kësaj radhe nuk do të thotë “ njerëz mos çoni tensione, nuk është kjo me rëndësi”, ka përfunduar Nimanbegu.