Rajoni/Bota Më shumë

Kosova firmos sot Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Prej tvteuta10:28, 27 Tetor 2015

Sot Kosova do ta nënshkruajë ne Strasburg marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian. Do te jete Kryeministri Isa Mustafa ai i cili do të firmosë dokumentin së bashku me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogherini. Kjo marrëveshje është cilësuar si e një rëndësie historike për integrimin, politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës ne Bashkimin Europian.
Vetë Kryeministri Mustafa ka theksuar se me këtë marrëveshje përkufizohet edhe territori i Republikës së Kosovës, në të cilin zbatohen rregullat e Bashkimit Europian. Ky nënshkrim vjen vetëm 1 javë pas votës historike që i hapi rrugën Kosovës për t’u anëtarësuar për në UNESCO, anëtarësim i cili pritet të finalizohet më 9 nëntor.

  • 1

    Radio