Aktuale Më shumë

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje të reja nga fusha e drejtësisë

Prej tvteuta10:20, 28 Nëntor 2022

Në prag të shënimit të 28 Nëntorit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe homologu i saj, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, nënshkruan dy marrëveshje të reja nga fusha e Drejtësisë së të dyja vendeve.

Nënshkrimi i marrëveshjes për vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellët ndërmjet palëve në fushën e sistemit penitenciar dhe asaj për lehtësimin e bashkëpunimit të institucioneve në fushën e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative dhe lirimit me kusht”, bëhet pas zotimit të dhënë për nënshkrimin e të njëjtave nga ministrat Haxhiu e Manja në mbledhjen e tetë të përbashkët të të dy qeverive.

“Nevoja e kësaj shtrirjeje të bashkëpunimit ka ardhur si kërkesë dhe interes i qytetarëve të të dyja vendeve tona”.

“Prandaj, zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, i kontribuon interesit tonë, duke qenë se i shërben interesit të tyre”, shkroi ministrja Haxhiu në Facebook.

  • 1

    Radio