Kosova: 9 vjet pavarsi!
Prej tvteuta17 February 2017
Sot shënohet 9-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës. Për dallim nga vitet tjera, gjatë ditës së sotme nuk do të ketë marshim të Forcave Speciale. Dje Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne, kurse në mbrëmje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kanë organizuar një pritje për korin diplomatik të akredituar në Prishtinë dhe të ftuar të tjerë. Ndër mysafirët e vetëm që kishte ardhur në Prishtinë, ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili mori pjesë në dy ceremonitë. Nëntë vjet më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira e shqiptarëve për të fituar pavarësinë.