Sociale

Sociale Më shumë

Kosiq: Zjarri vazhdon të jetë aktiv, zjarrëfikësit të pafuqishëm për shkak të terrenit

Prej tvteuta31 August 2017

Zjarri mbi fshatin Kosiq në Anë të Malit është akoma aktiv dhe po shkon në drejtim të fshatit Bojk, kurse zjarrëfikësit me gjithë tentativat e shumta gjatë natës së kaluar nuk kanë mundur të depërtojnë në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë. Shefi i shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit Flamur Sella , tha për televizionin Teuta se fatkeqësisht  me gjithë apelet e mëparshme nuk kanë pasur as ndihmën e banorëve të zonës. Zjarri për momentin tha Sella nuk rrezikon shtëpi dhe ndërhyrja e zjarrëfiksave do të bëhet e mundur vetëm kur ai të zbresë në terren më të favorshëm për intervenim. Gjithashtu edhe ndërhyrja e avionëve nuk është e mundur pasi ato janë të angazhuar në zjarrin e madh në komunën e Tivarit.